Costa: Isha shumë afër Liverpoolit

Diego Costa ka zbuluar prapaskenat e vitit 2013, ku ishte shumë afër largimit të Atletico Madridit drejt Liverpoolit. Por, ai nuk e bëri një gjë të tillë, për t’u transferuar një vit më pas te Chelsea.

“Isha afër të largohesha nga Atletico në vitin 2013. Liverpooli është një klub i madh, ata ishin të interesuar por unë nuk munda të largohesha nga Atletico pikërisht në atë moment”, ka deklaruar sulmuesi me nënshtetësi spanjolle.

Ai po kalon formë jetësore me Chelsean, ku tashmë e ka fituar edhe trofeun e parë me ‘blutë’ – Capital One Cup.