Conte tronditë Wengerin, ia merr super-yllin e skuadrës (FOTO)

Alexis Sanchez ia ka bërë të qartë Arsenalit se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë, mirëpo as Manchester City e as Bayern Munichu nuk janë destinacionet e tij të preferuara.

Dy gjigantët e futbollit evropian janë duke u përpjekur që t’i sigurojnë shërbimet e sulmuesit kilian.

Megjithatë, ai dëshiron të mbetet edhe më tej në Londër.

Sipas The Independent, Sanchezit i pëlqen jeta në kryeqytetin britanik dhe nuk dëshiron të ndërrojë vendbanim.

sanchez

Kjo nënkupton se kampioni Ligës Premier, Chelsea, është klubi ku ai dëshiron ta vazhdojë karrierën.

Sidoqoftë, Arsenali do të bëjë gjithçka që ta bllokojë shkuarjen e 28-vjeçarit te një klub rival.

Alexis ka kontratë me Topçinjtë edhe për një sezon.

Kështu, klubi që e pronëson ose duhet ta pranojë ndonjë nga ofertat ose ta humbë lojtarin në parametrat zero në verën e vitit 2018 (nëse ai refuzon ta vazhdojë kontratën).

chelsea