Conte lë Italinë pas Evropianit, mes Romës dhe Chelseat

Kampionati Evropian në Francë duket se do të jetë kompeticioni i fundit i madh ku Italia do të drejtohet nga përzgjedhësi Antonio Conte.

Kjo pasi që ish-trajneri i Jvuentusit dëshiron të marrë drejtimin e ndonjë skuadre, dhe “La Repubblica” ka zbuluar dy klubet të cilat janë favorite për të marrë Conten.

E para është Roma, e cila po ashtu është në bisedime me Luciano Spallettin për të zëvendësuar Rudi Garcian, ndërsa e dyta është Chelsea, që ka kontratë me Guus Hiddinkun vetëm deri në fund të këtij sezoni. /Olle