Conte më i miri, flet për kampionatin

Antonio Conte thotë se Juventus e meriton një Scudetto të katërt radhazi.

Conte që la Juventusin verën që shkoi, tha se skuadra e tij e vjetër e meriton ta fitojë kampionatin e katërt me radhë.

Ai foli pasi mori ‘Panchina d’Oro’ si trajneri më të mirë në sezonin e fundit. “Kjo (Panchina d’Oro) është një çmim i merituar për marrjen e 102 pikëve”, tha Conte.

“Faleminderit shumë, kjo do të thotë shumë, sepse kjo vjen nga kolegët e mi. Unë dua të falënderoj stafin tim, pasi ata qëndrojnë pas këtij suksesi. Unë jam shumë i emocionuar. Tani ëndrra është që të bëjë mirë me ekipin kombëtar, edhe pse më mungon të punoj çdo ditë”.

“Juventusi mbetet skuadra më e fortë dhe me plot meritë janë afër titullit të karërt”.