Conte ‘maniak’ deri në detaje

Anësor i Italisë, Antonio Candreva e ka vlerësuar trajnerin, Antonio Conte si ‘maniak’ në detaje.

Italia që luan në Grupit H për eliminatoret e ‘Euro 2016’, ka dhjetë pikë së bashku me Kroacinë, por loja e së shtunës kundër Bullgarisë do të jetë testi kryesorë. Candreva, në konferencën e sotme për shtyp të mbajtur së bashku me Marco Verratti, u pyet në lidhje me Conten dhe trajnerin e tij në klub, Stefano Piolin .

“Ata janë trajner të ngjajshëm”, tha ai. “Ata përgatisin lojrat me një vëmendje maniake në detaje, si ofenzive ashtu dhe në mbrojtje. Lojtarët në fushë tashmë e di se çfarë të bëjnë, me dhe pa top. Ata janë dy trajner fenomenalë”.

“Me Conte, ne shikojmë disa video të analizave të përkushtuar për veten tonë dhe të kundërshtarëve tanë njësoj. Sot, për shembull, ne kemi ekzaminuar dobësitë e Bullgarisë”.

Italinë sot e ka vizituar edhe sulmuesi I Fiorentinës Pepe Rossi, i cili është afër rikthimit nga lëndimi i gjatë.