Conte: Jam i pakënaqur, e merituam fitoren

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Italisë, Antonio Conte, është shprehur i pakënaqur me rezultatin e sfidës ndaj Bullgarisë, e cila u mbyll baras.

“Shumë keq, jam i pakënaqur sepse e meritonim një fitore në këtë takim. Ekipi më pëlqeu se si luajti. Italia meritoi më shumë se një barazim në këtë ndeshje”, ka thënë Conte.

Bullgari-Itali u mbyll me rezultat 2:2, ndërsa vendësit po avanconin pas pjesës së parë 2:1. /Gazeta Olle