Constantinides: E duam titullin e Ligës Ballkanike

Trajneri i Sigal Prishtinës, ‎Antonis Constantinides, thotë se Bardhekaltrit janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Mornarit, e vlefshme për finalen e Ligës Ballkanike.

Skuadra kosovare e zhvillon në shtëpi duelin e parë me malazezët, në duelin që fillon në orën 19:30.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë duel. Kemi ekip më të mirë se Mornari. Besoj se me ndihmën e tifozëve tanë Plisat do të arrijmë ta fitojmë ndeshjen e parë dhe ta mbrojmë titullin në BIBL”, deklaroi trajneri qipriot, në konferencë për shtyp.