Conference League: Partizani dhuron spektakël në ndeshjen e parë

Fitore spektakolare e Partizanit, në ndeshjen e parë ndaj Sfintul, të vlefshme për raundin e parë të Ligës së Konferencës.

Të kuqtë e Ilir Dajës, arritën të mposhtnin me rezultin 5-2 moldavët, në përballjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Stenio Zhunior ishte padyshim heroi i të kuqve.

Sulmuesi brazilian shënoi dopietë dhe dhuroi 3 asiste në këtë fitore historike të “demave”. Dopietë gjithashtu realizoi edhe braziliani tjetër Kardozo, ndërkohë që golin tjetër e shënoi Cara.

Partizanit nuk i mbetet gjë tjetër veç se të menaxhojë këtë triumf, në sfidën e radhës që do të zhvillohet në Moldavi, pas një jave./Panoramasport.al/

Conference League: Llapi evropian e fillon me humbje rrugëtimin ndërkombëtar

Nuhiu: Do të përgatitemi për ndeshjen e kthimit, ende nuk ka përfunduar asgjë