Conference League: Mbyllet pjesa e parë në ndeshjet Drita – Deçiq dhe Shkupi – Llapi

Është mbyllur pjesa e parë në duelet e Conference Leagues.

Drita ka shkuar në pushim me barazim 1-1 ndaj Deçiqit në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle.

Ishte skuadra malazeze që i befasoi nënkampionët e Kosovës, duke realizuar gol në minutën e tretë të takimit, përmes Camajt.

Por, bardhekaltrit u rikthyen shpejtë në lojë, përmes Ajzerajt i cili barazoi rezultatin në minutën e 10-të.


Në anën tjetër, Llapi po zhvillon duelin ndaj Shkupit si mysafir.

Skuadra e Batatinës i ka mbyllur 45-minutat e para të takimit në disavantazh, 1-0.

Ishte Markoski ai që ia dha epërsinë “Shvercerëve” në minutën e 36-të.

/Gazeta Olle/

Vushtrria fillon misionin që të rikthehet në majat e futbollit kosovar, Maxhuni flet për gjithçka

“Plisat” me nismë madhështore, përmes peticionit kërkojnë vendosjen e shtatores së heroit kombëtar Adem Jashari në Prishtinë