Conference League: Llapi evropian e fillon me humbje rrugëtimin ndërkombëtar

Llapi është mposhtur në ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës.

Skuadra e Batatinës ka humbur si mysaf të Shkupit, me rezultat 2-0, shkruan Gazeta Olle.

Llapjanët pranuan nga një gol në të dy pjesët.

Ishte Markoski ai që ia dha epërsinë “Shvercerëve” në minutën e 36-të.

Ndërsa golin e dytë e realizoi Rwatubyaye, në minutën e 94-të.

Llapi nuk debuton edhe aq mirë në ndeshjen e parë ndërkombëtare.

Megjithatë ka mundësi të rikthehet në ndeshjen e kthimit, të cilën e luan si vendas

Dueli zhvillohet me 15 korrik në “Fadil Vokrri”. /Gazeta Olle/

Conference League: Drita fiton me përmbysje të rezultatit, shkëlqejnë transferet e reja ndaj Deçiqit

Conference League: Partizani dhuron spektakël në ndeshjen e parë