Conference League: Drita fiton me përmbysje të rezultatit, shkëlqejnë transferet e reja ndaj Deçiqit

Drita ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Deçiqit në kuadër të Ligës së Konferencës.

Bardhekaltrit për mrekulli përmbysën rezultatin, duke fituar në fund me rezultat 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle.

Ishte skuadra malazeze që i befasoi nënkampionët e Kosovës, duke realizuar gol në minutën e tretë të takimit, përmes Camajt.

Por, bardhekaltrit u rikthyen shpejtë në lojë, përmes Ajzerajt i cili barazoi rezultatin në minutën e 10-të.

Në pjesën e dytë “Intelektualët” e morën lojën në dorë, dhe pas disa rasteve arritën të realizojnë golin e fitores me anë të transferit të ri, Simonovskit, i cili realizoi në minutën e 79-të.

Paraqitje fantastike në këtë ndeshje pati edhe Arbnor Muja, i cili si debutues asistoi në golin e debutuesit tjetër te Drita, Marko Simonovskit.

Drita pas kësaj fitore e pret me qetësi ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet me 15 korrik.

/Gazeta Olle/

“Plisat” me nismë madhështore, përmes peticionit kërkojnë vendosjen e shtatores së heroit kombëtar Adem Jashari në Prishtinë

Conference League: Llapi evropian e fillon me humbje rrugëtimin ndërkombëtar