Coentrao: Manchester United? Klub ëndrrash, pse jo…

Fabio Coentrao mund të lerë Real Madridin në fund të këtij sezoni dhe destinacioni i ardhshëm me shumë mundësi do të jetë Manchester United. Vetë mbrojtësi, gjatë grumbuillimit me Kombëtaren e Portugalisë, i ka dërguar sinjale të forta klubit nga “Old Trafford”.

“Shpresoj të luaj sa më shumë me Real Madrid dhe që trajneri të ketë besim te unë”, ka thënë Coentrao për “O Jogo”.

“Manchester United? Një prej klubeve më të mirë në botë, një nder të kërkohesh nga kjo skuadër. Nëse do të ekzistonin mundësitë, pse jo…”, ka shtuar mbrojtësi i Real Madrid.