Çmimet e “fryra” në Tiranë për finale, Feyenoord bënë zgjidhje për tifozët

Finalja e Conference League do të zhvillohet në Tiranë për herë të parë. Një prestigj i madh për vendin tonë, por bizneset private janë duke e parë si mundësi shfrytëzimi për të ardhura të mëdha.

Çmimet e fjetjeve në hotele kanë shkuar në strastosferë në Tiranë duke ditur se tifozët do të vijnë me çdo kusht në kryeqytetin shqiptar për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës në një finale.

Për më tepër bëhet fjalë për dy ekipe që nuk kanë parë finale Europiane prej vitesh. Por hotelet në Tiranë duhet të rishohin ngritjet e çmimeve pasi në Holandë e kanë gjetur zgjidhjen alternative.

Duke ditur distancën e madhe me Shqipërinë dhe njëkohësisht faktin se tifozët e Feynord kanë marrë vetëm 3000 bileta për të qenë në Air Albania, pjesa më e madhe do të qëndrojë jashtë.

Klubi i Fenyord ka vendosur të organizojë një event të veçantë në stadiumin e saj, De Kuip.

Atje do të vendosen katër ekrane gjigante ku tifozët do të kenë mundësinë për të qenë së bashku dhe për të shijuar finalen.

Ky stadium ka kapacitet prej 48.000 vëndesh dhe njëkohësisht do të ketë të ftuar special, këngëtar dhe DJ., duke krijuar kështu një super atmosferë.

Kjo skuadër siguron promovimin në Ligën e Dytë pas ekzekutimit të penalltive

Finalet e Kupës së Kosovës zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”