Çmenduria nga Arabia Saudite: Sportisti më i paguar në botë bëhet ylli golfit

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi nuk janë më sportistët më të paguar në botë, me yllin e golfit, Jon Rahm Rodriguez që ka marrë këtë kurorë, e cila deri dje mbahej nga portugezi.

Spanjolli ka firmosur një kontratë të çmendur nga Arabia Saudite, duke u bashkuar me LIV Golf (Superliga saudite, e cila nuk njihet ende nga renditja botërore) për shumën e 465 milionë eurove në vit.

Kjo pagë është thuajse tre herë më e madhe se ajo që përfiton Kristiano Ronaldo te Al-Nassr, që sipas “Forbes” është 158 milionë euro, ndërsa e Mesit te Inter Majemi është 151 milionë euro.

Kjo do të thotë që Rahm do të përfitojë më shumë se sa të dy yjet e futbollit së bashku.

Kalimin nga PGA Tour dhe DP World Tour në LIV Golf të Arabisë Saudite e ka konfirmuar vetë spanjolli, i cili pasi fitoi thuajse çdo gjë në Europë u shpreh: “Rëndësi kanë paratë”.

LIV Golf gjithashtu i ka bërë ofertë më parë edhe dy yjeve të tjerë të golfit, Tiger Woods dhe Rory McIlroy, të cilët ndoshta do të ndryshojnë mendje dhe të pranojnë kalimin në Arabinë Saudite. /Gazeta Olle/

Interesim nga Premier League dhe Seria A, Chelsea merr vendimin final për Brojën

Kompletohen 16 ekipet e mbetura në garë për Kupën e Kosovës, dihet edhe data e shortit