‘Çmenduri’, ja sa pak para do të kërkojë Juventusi për shitjen e Ronaldos

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është i lirë që të shitet në këtë afat veror.

36-vjeçari nisi nga stoli takimin ndaj Udineses, duke i shtuar spekulimet për të ardhmen, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Ronaldos skadon verën tjetër, por klubi italian mendon ta shesë këtë verë në mënyrë që të fitojë se paku disa milionë euro.

Sipas Daily Mail, kartoni i pesë herë fituesi i Topit të Artë vlen vetëm 25 milionë euro, por klubet e interesuara duhet edhe të paguajnë pagën e tij prej 25.5 milionë funte për sezon.

Manchester City thuhet se ishte i interesuar për Ronaldon, por pastaj u fokusuan te Harry Kane, derisa trajneri Carlo Ancelotti mohoi rikthimin e portugezit.

Për momentin nuk ka asnjë ofertë zyrtare drejt Juventusit dhe lojtari ndoshta do mbetet në Torino.

Që prej kalimit te Juventus para tre viteve, 36-vjeçari ka shënuar 101 gola në 134 ndeshje

Liridon Leci i jep fund karrierës së pasur dhe të lavdishme, tregon cilin klub dhe tifozëri i cilëson si më të veçantët

Zyrtare: Vëllaznimi nënshkruan me trajnerin kroat