‘Çmendet’ United, 200 milionë për blerje

Mancehster United pas ardhjes së Luis Van Gaal në kry të kësaj skuadre, ka bërë mjaftë shpenzime duke ofuar shumë lojtarë.

Në verë u ofruan futbollistë si, Angel Di Maria, Marco Rojo, David Blind, Luke Shaw, Radamel Falcao e disa të tjerë, por siç duket këta nuk janë duke I mjaftuar trajneit holandez.

Manchester United ka vendosur që ta hap kuletën dhe në afatin kalimtar veror të futet me 200 milionë euro.

Pesë janë objetivat e Manchester United që me gjasë do të rikthehet edhe në Ligën e Kampionëve.

Dy janë mbrojtësit që pritet që United t’i ofroj në skuadër. Bëhet fjalë për talentin e Sothamphton, Nathaniel Clyne, që ka mahnitur me paraqitjet e tij, ndërsa në krah të tij kërkohet gjiganti gjerman Mats Hummels, transmeton ‘Gazeta olle’.

Më mesfushë nuk mund të mungonin dy holandez dhe bëhet fjalë për mesfushorin e Romës, Kevin Strootman dhe atë të PSV, Memphis Depay.

Qershia mbi tortë për kërkesat e Van Gaal është sulmueis argjentinas, Paulo Dybala, që çmimi i tij është 40 milionë euro.