Çmendet Beqir Batatina: 100 mijë euro premi nëse Kupa vjen në Llap

Llapi siguroi çerekfinalen pasi mposhti dje Ballkanin në ‘Zahir Pajaziti’ pas ekzekutimit të penalltive.

Presidenti i Llapit, Beqir Batatina u ka premtuar futbollistëve shpërblim të madh nëse fitojnë Kupën e Kosovës.

“Përveç premive të rregullta, nëse Kupa vjen në Llap, futbollistët do të fitojnë edhe nga 100 mijë euro” deklaroi Batatina për Indeksonline.

Ai thotë se ekipi që ai drejton është i gatshëm të ballafaqohet me çdo skuadër.

“Besoj që ekipi i Llapit është i përgatitur për çdo kundërshtar. E pamë sot se çfarë ndodhi me Gjilanin. Ne i respektojmë të gjitha skuadrat por do të hyjmë për fitore në çdo ndeshje” përfundoi Batatina.

Suksesi më i madh i Llapit në Kupën e Kosovës, ka qenë në vitin 2017 kur arriti deri në finale ku u mposht nga Besa.