‘Çmenden’ Barcelona dhe Messi, marrin kreun (VIDEO)

Barcelona ka arrirur të shënoj firore të thellë kundër Rayo Vellecanos duke i shënuar hiq më pak se gjashtë gola (6:1).

I pari ishte Luis Suarez ai që e zhbllokoi këtë ndeshje në minutën e pesë, ndërsa me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Gerard Pique shënoi për 2:0 duke treguar edhe një heë formën e mirë që po e kalon në këtë kampionat.

Pjesa e tjetër e ndeshjes kaloi nën hijen e lojtarët më ta madh në botë, Lionel Messit, i cili arriti ta kompletoj het-trikun për vetëm 12 minuta.

Krejt ajo që mundi të bëjë Vallecano ishte një gol përmes penalltisë të shënuar ngha Brieto.

Suarez shënoi golin e dytë dhe të fundit për Barcelonën duke e mbyllur këtë takim me rezultat 6:1.

Me këtë fitore Barcelona merr kreun e La Ligës me një pikë më shumë se Real Madrid.