Cluj heq dorë nga ylli i Bodo/Glimt për ta transferuar Ermal Krasniqin

Sipas mediave në Rumani, Ermal Krasniqi ka arritur marrëveshje personale me CFR Cluj.

Sulmuesi 24 vjeçar është kërkesa kryesore e trajnerit Dan Petrescu, i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të dakordohen sa më shpejtë edhe me Ballkanin për shërbimet e tij, në mënyrë që ta ketë me vete në Spanjë, aty ku rumunët do zhvillojnë kampin përgatitor të janarit.

Objektiv i skautëve të Cluj ka qenë edhe Amhal Pellegrino i Bodo/Glimt, por Petrescu e ka preferuar më shumë afrimin e Krasniqit, shkruan gazetari i Art Motion, Arbon Flugaj.

Cluj tani është në tratativa me Ballkanin dhe po provon ta shfrytëzoj faktin që Krasniqi ka vetëm edhe 6 muaj kontratë për t’i ulur çmimin sa më shumë.

Pas largimit nga Prishtina, Marclei Santos transferohet te skuadra tjetër e Superligës

Sigal Prishtina merr fitoren e parë në Ligën ENBL