Clippers të sigurt përballë Minessotas

Skuadra e Los Angeles Clippers e udhëhequr nga Chris Paul, ruajti vazhdimësinë e rezultateve në NBA, teksa mposhti 110-105 Minessota Timberwolfs në Target Center të Mineapolisit. Për vendasit kjo ishte humbja e tretë radhazi, që i ‘saldon’ në fundin e klasifikimit të Konferencës së Perendimit.

Chris Paul rezultoi më i miri në parket me 26 pikë, 14 asist dhe 4 ribound, ndërsa për Minessotën Neal realizoi 19 pikë, dha 4 asit dhe kontrolloi 9 topa nën tabelë.

Në takimet e tjera të mbremjës u arritën këto rezultate: Philadelphia 76ers – Toronto Raptors 103 – 114, Brooklyn Nets – Golden State Warriors 110 – 108, Miami Heat – Phoenix Suns 115 – 98, Dallas Mavericks – New Orleans Pelicans 102-93.