Cleveland bën “poker” fitoresh

Kevin Love vendosi një rekord personal me 8 gjuajtje të sakta për tre pikë me 24 të tilla në total, duke ndihmuar Cleveland Cavaliers në suksesin 102-93 ndaj Detroit Pistons në sfidën e zhvilluar në Michigan. Ky është suksesi i katërt sezonal për Cleveland gjatë këtij sezoni.

Në ndeshjet e tjera, Golden State kaloi Washington 114-107, Oklahoma u imponua ndaj Indianas 105-92 ndërsa Dallas fitoi sfidën kundër Torontos me rezultatin 99-92.