Çka thotë trajneri i Ferizajt për humbjen nga Besa?

Skuadra e Ferizajt pësoi humbje nga Besa në Pejë me shifrat 1:0, në kuadër të xhiros së 18-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Trajneri i ferizajasve, Rexhep Murseli vlerëson se në ‘Shahin Haxhiislami’ është zhvilluar një lojë e mirë. “Ka qenë një ndeshje e mirë. Edhe referimi ka qenë shumë i mirë përveç një rasti kur topi e ka kaluar vijën e golit, më shumë se 30 centimetra dhe nuk na u pranua goli”, ka thënë për Gazetaolle.com, Rexhep Murseli.

Ferizaj ndodhet e parafundit në renditje (11) me 17 pikë të mbledhura.