Çka thotë Labinot Osmani për ish-skuadrën?

Kosova e Vushtrrisë – Prishtina. Kjo do të jetë përballja e madhe e e xhiros së 28-të të Raiffeisen Superligës. Për top-shënuesin e Superligës, Labinot Osmani, kjo do të jetë përballje shumë emocionuese.

“Sigurisht që një lojë mjaft e rëndësishme për ne, sidomos duke e parë edhe kualitetin e ekipit kundërshtar që kohëve të fundit po fiton vazhdimisht, e sidomos fitorja e fundit kundër pretendentit, Besës. Ka mjaft fitore, kanë bërë mjaft pikë dhe pra do të jetë mjaft përballje e vështirë për ne, por shpresoj që me angazhimin tonë do të dalim fitues. Ndërsa vetë vështirësitë e kësaj ndeshje do të jenë të ndryshme, ndoshta fusha, ndoshta pak edhe publiku që nuk e di se si do të na presin, por që për ne nuk ka aq rëndësi, sepse ne shkojmë për të luajtur futboll dhe për të nxjerrë maksimumin”, ka thënë Labninot Osmani ‘për prishtinafc.com’. Kosova nga Vushtrria, ka nëntë ndeshje rresht që nuk dinë për humbje në elitën e futbollit. Vushtrriasit nesër (në orën 15.00) ballafaqohen me ekipin me renome Prishtina, e cila në katërt ndeshjet e fundit ka katër fitore radhazi.