Çka thotë Abedin Zeka për Afrim Tovërlanin?

‘Timonieri’ nga Prishtina, Afrim Tovërlani ditë më parë arriti marrëveshje me skuadrën nga Mitrovica, Trepça ’89.

Marrëveshja është valide deri në qershor por me mundësi vazhdimi.

Megjithatë, kryetari i kësaj skuadre, Abedin Zeka po mendon diçka tjetër. “Synojmë që me Afrim Tovërlanin të vazhdojmë më gjatë. Presim që të gjejmë mirëkuptim të paktën për tri vite”, deklaroi Adedin Zeka.

Ai foli edhe synimet e ’89-shit. “Trepça ’89 gjithmonë e synon kreun e tabelës. Presim më shumë disiplinë dhe t’u kthehemi rezultateve pozitive”, potencoi Abedin Zeka.

Tovërlani te Trepça ’89 e zëvendësoi Fahredin Durakun.

Ky ekip pas javës së 19-të në elitë ndodhet në vendin e pestë me 28 pikë.