Çka tha Van Gaal pas derbit?

Trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, ka lavdëruar performancën e skuadrës së tij në fitoren 4 me 2 në kryendeshjen ndaj Manchester Cityt.

Sergio Aguero kaloi skuadrën e Manuel Pellegrinit në epërsi pas tetë minutash lojë, por Unitedi u përgjigj shpejt në pjesën e parë duke u rikthyer me Ashley Yongun dhe Marouane Fellainit. Juan Mata dhe Chris Smalling realizuan dy golat në pjesën e dytë, para se Aguero të ngushtonte në fund.

“Jemi katër pikë para pozitës së katërt dhe jam shumë i lumtur për fansat. E kam parë se sa vlen për ta. Ata gjithmonë na përkrahën kur nuk kishim rezultate të mira. Është atmosfera më e mirë që kam parë. Rezultat fantastik”, ka thënë van Gaal pas ndeshjes.

Unitedi është i treti në Premier Ligë me 65 pikë, duke ikur tetë pikë pozitës së pestë që mbahet nga Southamptoni.