Çka tha Alban Veseli pas ndeshjes Sigal Prishtina – Peja?

Basketbollisti i Pejës, Alban Veseli u shpreh mëse i lumtur pas fitimit të finales ndaj Sigal Prishtinës, në kuadër të Ipko Kupës së Kosovës në basketboll. “Ishte ndeshje e vështirë por ne dominuam. Do të ishte mëkat po qe se do ta humbnim lojën. Prishtina e ka një ekip të mirë, por ne merituam fitoren. Dua t’i falënderojë edhe tifozët tanë ‘Shqiponjat’ për përkrahjen”, ka thënë pas ndeshjes, për Gazetën ‘Olle’, Alban Veseli. Peja fitoi me shifrat 70:66.