Pas largimit të disa prej lojtarëve, vjen një tjetër largim tek Flamurtari, por këtë herë nga kryesia e klubit.
Është nënkryetari, Besim Muja, që ka konfirmuar largimin.
“Unë Besim Muja, largohem nga posti i nënkryetarit nga KF Flamurtari, për shkak të mospajtimit me kryetarin e klubit Imer Ademi. Arsyeja ka të bëjë me largimin e shumë futbollistëve të rinj, e sidomos lojtarëve të shkollës, që aspak nuk po ju jepet hapësirë”, ka deklaruar Muja për Gazetën Olle.
Mbrëmë me skuadrën u nda Shqipdon Ademi, kurse sot sulmuesi i krahur, Almir Ajzeraj.
Foto: Besim Muja, i pari majtas