Çka po ndodh me Granit Kolshin?

Portieri më i mirë për vitin e kaluar, dhe njëri prej më të merituarëve për sukseset e Feronikelit, Granit Kolshi, nuk po kalon moment të mira te klubi më i madh në vend, Prishtina.

I transferuar në afatin kalimtar të dimrit, Kolshi, në ndeshjet e fundit të Prishtina nuk ka qenë fare në protokoll.

Edhe pse javë më parë mungoi me shumë arsye në përgatitje, shkaku i vdekjes së babait, Kolshi është rikthyer në stërvitje prej 3-4 javësh, mirëpo, shtabi teknik i Prishtinës nuk e ka parë të arsyeshme për ta përfshirë as në 18-she, duke e lënë si portierin e tretë, pas Visar Bekajt e Alban Muqiqit.

Kolshi kishte ruajtur portën vetëm në ndeshjet e para të kampionatit dhe në takimin e Kupës me Istogun. /Olle