Çka po ndodh me Drilon Musajn?

Mesfushori i Trepçës ’89, Drilon Musaj, tash e ditë ndodhet në prova te skuadra e Laçit. Mësohet se ai i ka kaluar testet, mirëpo sipas kryetarit të ’89-shit, Adedin Zeka, interesim për futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës U-21 ka treguar edhe kampioni në fuqi i Shqipërisë, Skënderbeu i Korçës.

“Ka interesim edhe nga Laçi edhe nga Skënderbeu. Lojtari ka kontratë, por ne shpejt do ta gjejmë një zgjedhje dhe do ta marrim një vendim për të gjithë palët”, ka thënë Adebin Zeka për www.sportal.al.