Çka po ndodh me Allardyce?

Trajneri aktual Sam Allardyce ende nuk e ka të sigurt të ardhmen në skuadrën e West Ham United.

Mediet në ishull kanë raportuar së ai mund të largohet pas përfundimit të këtij edicioni.

60-vjeçari është pjesë e West Hamit që nga viti 2011, kurse në të kaluarën ka drejtuar edhe disa nga këto skuadra Bolton Wanderers, Newcastle United, Blackburn Rovers.

Pas 30 ndeshjeve West Hami renditet në pozitën e nëntë në Premier League më 42 pikë.