Çka po kërkon Iniesta?

Futbollisti i Barcelonës, Andres Iniesta, thotë se klubi katalunas ka synim të fitojë tre titujt sivjet. “Synojmë të fitojmë gjithçka dhe kemi shumë punë për të bërë. Kemi skuadër të mrekullueshme dhe zhgënjimi i viteve të fundit duhet të jetë motiv që të tregojmë forcën tonë të vërtetë. Duhet të përpiqemi që ta përfundojmë sezonin me buzëqeshje që t’u mundësojmë tifozëve të festojnë për trofetë e fituar”, ka thënë Iniesta për ‘FIFA.com’.