Çka po kërkon Iniesta?

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, është shprehur tejet i lumtur për kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve.

Barça pësoi si mysafire e Bayernit në takimin e dytë me rezultat 3:2, por fitorja e thellë 3 me 0 në Camp Nou i mjaftoi që të bëhet finalisti i parë i këtij sezoni.

“Duhet të festojmë këtë. Jemi në një tjetër finale. Kjo është e jashtëzakonshme. Por, nuk duhet të kënaqemi me kaq: duhet të provojmë dhe ta fitojmë. Titujt na interesojnë”, ka thënë pas takimit Iniesta.