Çka ndodhi me Drilon Musajn?

Mesfushori Drilon Musaj qëndroi për disa javë te skuadra e Laçit.

Edhe pse i kaloi me shumë sukses provat në këtë ekip, Driloni nuk do të paraqitet në edicionin e ardhshëm në Kategorinë Superiore shqiptare, pasi skuadra e tij, Trepça ’89 nuk ia ka lejuar një gjë të tillë.

Ekipi nga Mitrovica nuk e ka liruar pa dëmshpërblim 21-vjeçarin, ndërkohë që Laçi, nuk ka pranuar të paguajë.

Në këtë mënyrë, Musaj është kthyer te Trepça ’89, klub me të cilin ka kontratë edhe për dy vite. (sportal.al)