Çka mund të bëjë Davor Shuker për Kosovën?

Legjenda e futbollit kroat, Davor Shuker, është duke menduar të aranzhojë një miqësore kundër Përfaqësueses së Kosovës.

Kështu të paktën po shkruajnë sot mediat serbe, të cilat i kanë bërë presion kreut të futbollit serb, Tomislav Karaxhiq, të mos e përkrahë kandidaturën e Shukerit për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Gjithsesi, Karaxhiq ka deklaruar se Shuker nuk mund të aranzhojë një miqësore kundër Kosovës, shkaku i rregullave të FIFA-s, përcjellë gazetaekspress.

“Ne kemi marrëdhënie të mira me Federatën Kroate të Futbollit dhe ne nuk kemi fakte që Shuker është përfshirë në një ndeshje të tillë”, u shpreh kreu i futbollit serb, transmeton ’24sata.hr’.