Çka ka të përbashkët Etrit Berisha me Chuck Norrisin?

Nëse jeni tifoz të Etrit Berishës dhe Kombëtares shqiptare, atëherë mund t’ia uroni ditëlindjen idhullit tuaj. Etriti sot feston ditëlindjen e 26-të.

Mirëpo, ai ditëlindjen e ditë e feston bashkë me aktorin e famshëm, Chuck Norris. Krahas tij, sot ditëlindjen me Etritin e ka edhe Sharon Stone.

Sa i përket botës së futbollit, portieri nga Prishtina e ka ditëlindjen për një ditë me sulmuesin e mirënjohur, Samuel Eto’o. Urime për Etritin. (Gazeta Olle)