Çka ka Messi më shumë, tregon Mascherano

Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano thotë se shoku i tij Lionel Messi është shumë më tepër se vetëm një golashënues.

27-vjeçari deri tani ka luajtur rol kyç në fushatën katalanase, duke shënuar 54 në të gjitha garat dhe është dy fitore larg tripletës.

Mascherano ka theksuar se katër herë fituesi i ‘Topit të Artë’ nuk është vetëm për të shënuar gola.

“Gjithçka tashmë është thënë në lidhje me Messin”, tha atrgjentinais për ‘ESPN’.

“Ajo që i ka ndodhur atij ndodh me të gjithë lojtarët. Ai është më i pjekur. Messi është zhvilluar në një lojtar të plotë. Ai nuk është vetëm një golashënues, por ai mund të luajn edhe në mesfushë për të krijuar shanse dhe kontroll të lojës. Ai vazhdon të na befasojë ditë pas dite me aftësinë e tij për të kapërcyer çdo gjë”, pohoi Mascherano.