Çka janë Pogba dhe Varane sipas Platinis

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, e sheh mesfushorin e Juvnetusit, Paul Pogban si një ‘copëz ari’ të ​​Francës, i cili do të bëhet një lojtar i madh.

Ish futbollisti i Juventusit dhe Francës është intervistuar nga radio kanal francez ‘RMC’ dhe ka diskutuar rreth mundësisë që Pogba të arrijë nivelin që kishte ai dikur.

“Ai nuk është i keq”, tha ai, kur u pyet për Pogban. “Ne kemi parë shumë lojtarë perspektivë që nuk e kanë jetësuar talentin e tyre, por me Raphael Varane dhe Paul Pogba, ne kemi dy copëzat e arit në ekipin francez”, tha Platini, transmeton ‘Gazeta olle’.

“Unë nuk kam asnjë këshillë për të. Ai është i rrethuar tashmë nga njerëz që i japin atij sugjerime, por ai do të bëjë atë që ai e dëshiron më shumë”.

“Unë mendoj se ai është pjekur tashmë. Ai u largua nga Manchester United për t’u bashkuar me Juven. Kjo nuk është detyrë e thjeshtë, por ai e bëri duke treguar se ka forcë dhe u bë lojtarë i fortë. Ai ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një lojtar me të vërtetë i madh, një ditë”.