Çka i duhet Çanit?

Trajneri i Leeds, Neil Redfearn, ka pohuar se sulmuesi shqiptar Edgar Çani nuk është ende gati të luajë si titullar te skuadra e tij në Championship.

Mendohej se Çani do të mund të luante këtë të shtunë ndaj Watfordit, por tekniku duket se ia ka prerë shpresat.

“Lojtari po ambientohet shpjet me futbollin në Angli, por ky është një kampionat që nuk të lejon gabime dhe unë s’e shikoj atë ende të gatshëm. Të shikojmë në seancat e tjera stërvitore”.