Çka i bënë basketbollistët e Prishtinës, Alban Veselit?

Ndeshja e dytë e serisë finale ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës ka qenë shumë e nxehtë si në palestër ashtu edhe në parket.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe një foto e shpërndarë nga grupi zyrtar i tifozëve pejan “Shqiponjat”, ku në dorën e majtë të Veselit shihen tri gërvishtje jo të vogla.

Ndryshe, situata eskaloi edhe pas ndeshjes, ku Drilon Hajrizi u kap fizikisht me Bojan Trajkovskin. /Gazeta Olle