Çka e dallon Kosovën e Vushtrrisë nga edicioni i kaluar?

Edicionin e kaluar njihej si Llamkos Kosova kurse në këtë vit, janë kthyer në identitet duke e kthyer emrin e vjetër, Kosova e Vushtrrisë.

Edicionin e kaluar e fituan titullin e kampionit kurse në këtë vit, nuk e pretendojnë një gjë të tillë.

Edicionin e kaluar nën ‘regjinë’ e Ismet Munishit dolën kampion kurse në këtë vit, ekipin e drejton Bekim Shotani, i cili gjithashtu vitin e kaluar ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në rrugën titull. “Vitin e kaluar ekipi ka qenë i komponuar për një kohë të gjatë. Dihet se ekipi që ka qenë në barazh, e ka vazhduar kampionatin. Tashmë kemi një skuadër të re dhe na duhet kohë”, deklaroi Bekim Shotani për Gazetën ‘Olle’.

Skuadra e tij pësoi që në ndeshjen e parë në pranverë duke u mundur në ‘Ferki Aliu’ nga Feronikeli me rezultat 2:0. “Patëm raste të qind për qindta në pjesën e parë, dhe nuk i shfrytëzuam. E goditëm shtyllën në pjesën e dytë dhe gjithashtu u vërejt mungesa e një sulmuesi. Futbollistët e mi sikur u frikuan nga atmosfera në stadium”, përfundoi Bekim Shotani. Kosova aktualisht zë vendin e gjashtë me 25 pikë.