Çka do të fitojë Mustafi, nëse Gjermania triumfon në “Euro 2016?

Shkodran Mustafin me shokë i pret një super-bonus në rast se arrijnë ta fitojnë Kampionatin Evropian 2016.

“Bild” ka shkruar që Federata e Futbollit të Gjermanisë, ka vendosur të dhurojë nga 300 mijë euro bonus çdo lojtari, në rast të triumfit në Francë.

Një gjë e tillë është shumë e mundshme, pasi që Gjermania renditet mes top-favoritëve për të fituar “Euro 2016”, përcjellë “Lajmi.net”.

“Die Mannschaft” janë në grup me Poloninë, Irlandën dhe Ukrainën.