Çka do të bëjë Hajvalia sipas Emin Bajramit?

Hajvalia i ka humbur gjasat për titullin e kampionit. Kjo skuadër humbi edhe nga Besa e Pejës, në kuadër të javës së 29 me rezultat 2:1. Trajneri Emin Bajrami, tha pas ndeshjes se skuadra e tij do t’ua japë rastin lojtarëve të rinj në katër xhirot e mbetura.

“Në xhirot e ardhshme do t’ua japim rastin disa lojtarëve të rinj, siç ia dhamë sot Jetlir Lecit, i cili tregoi se mund të bëhet lojtar me perspektiv. I falënderojë lojtarët të cilët e dhanë maksimumin. E falënderojë edhe Ismet Munishin, i cili ka punuar shumë në aspektin fizik dhe kjo është meritë e tij”, ka thënë Emin Bajrami për ‘Super Sport Kosovën’.