Me çka do të merret Klose pas përfundimit të karrierës?

Sulmuesi i njohur gjerman, Miroslav Klose, ka thënë se do që të bëhet trajner pasi t’i jap fund karrierës si futbollist.

36-vjeçari pritet të pensionohet kur t’i skadojë kontrata me Lazion gjatë verës dhe ai tashmë ka treguar planet për të ardhmen.

“Bundesliga është qëllimi im, sepse nuk mund ta imagjinoj që të mbes përherë trajner për skuadra të reja. Të jem trajner në Asociacionin e Futbollit të Gjermanisë është një mundësi. Hansi Flick, drejtor sportiv i federatës, dhe unë do të ulemi dhe të bisedojmë. Kam parë shumë ndeshje të gjeneratave të reja të kombëtares dhe do të isha shumë i lumtur të punoja me ta”, ka thënë Klose.

Klose ka shënuar tetë gola për Lazion sivjet për t’i ndihmuar klubit të Lorik Canës për t’u ngjitur në pozitën e tretë në Serie A.