Çka deklaruan Bekim Shotani e Gani Sejdiu pas ndeshjes?

Kampioni vjeshtor, skuadra e Feronikelit e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme pranverën, duke arritur fitore në stadiumin ‘Ferki Aliu’ në Vushtrri përballë Kosovës me shifrat 0:2. “E nisëm mirë ndeshjen duke krijuar një mundësi shumë të mirë me Florent Hasanin. Po të shënonim gol, do ishte ndeshja ndryshe, pastaj me gabime në mbrojtje ne u mundem. Patëm lojtarë të ri në skuadër dhe na duhet kohë të komponohemi. Feronikeli e meritoj fitoren”, ka thënë pas ndeshjes për ‘Supersport Kosovën’, trajneri i Kosovës së Vushtrrisë, Bekim Shotani.

Në anën tjetër, ‘timonieri’ i mitrovicasve, Gani Sejdiu u shpreh mëse i lumtur. “E arritëm atë për të cilën erdhëm. E kemi ditur se Kosova ka një skuadër të fortë, por ne zhvilluam një ndeshje maksimalisht te disiplinuar taktikisht, duke mos i lejuar hapësira kundërshtarit. Arritëm të shënonim golat në pjesën e parë, dhe këtu u zgjidh ndeshja”, deklaroi Sejdiu.