Skuadra e Pep Guardiolës do ketë punë me të udhëhequrit e De Zerbit, sonte në Amex Stadium.
Brighton pret Cityn, ku qytetarët kanë një mundësi ideale për të krijuar diferencën me Liverpool, edhe pse kampionët do kenë një ndeshje më pak.
Vendasit do kenë disa prej lojtarëve kryesor jashtë për këtë takim, ndërsa për ‘Cityzens’ është në dyshime Erling Haaland.
Duke parë gabimin e Liverpool në derbi ndaj Everton, kjo do jetë ndeshja më e rëndësishme deri më tani në Premier League për Man Cityn.
Brighton ndodhet në mesin e tabelës, nuk ka ndonjë motivim të madh deri në përfundim të edicionit.
/Gazeta OLLE/