City, plot 70 milionë euro për Sterlingun

Manchester City po vazhdon t’i bëj presion Liverpoolit.

Skuadra nga Etihad, Manchester City, është duke i bërë presion Liverpoolit për yllin Raheem Sterling.

Mediat britanike njoftojnë se City ka ofruar plot 70 milionë euro për shërbimet e futbollistit këmbëshpejtë.

Një ofertë e tillë do të tundë krerët e The Reds, që pritet ta largojnë këtë verë Sterlingun. /Express/