City nisë bisedimet me Conten

Manchester City ka vendosur që ta largojë trajnerin Manuel Pellegrini pas rezultateve negative dhe i ka nisur kështu bisedimet me përzgjedhësin e Kombëtares së Italisë, Antonio Conte.

Sipas mediave italiane, negociatat edhe zyrtarisht kanë filluar, ndërsa City i ka ofruar 6.2 milionë euro pagë vjetore.

Mbetet të shihet tani cila do të jetë përgjigja e Contes, i cili vështirë besohet se do të largohet nga Italia pa e shijuar Kampionatin Evropian 2016. /Gazeta Olle