City negocion me Benitezin

Manchester City po vazhdon të punojë për gjetjen e një trajneri, pasi që largimi i Manuel Pellegrinit në fund të stinorit është i pashmangshëm, për shkak të rezultateve katastrofale të skuadrës në pjesën e dytë të edicionit.

Sipas mediave angleze, City është afër marrëveshjes me trajnerin e Napolit, Rafa Benitez. E ardhmja e këtij të fundit në Napoli është në pikëpyetje të madhe pasi që skuadra me shumë gjasë nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, andaj një rikthim në Angli për të do të ishte i mirëseardhur.

Ditët e ardhshme do të jenë venditmare për fatin e stolit të Cityt. /Gazeta Olle