City në epërsi ndaj Realit pas 45 minutave të parë

Manchester City dhe Real Madridi kanë zhvilluar një gjysmë të parë fantastike në Etihad Stadium, në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në 45 minutat e para të këtij takimit, të cilësuar si “finalja para finales”, dy gola i realizuan vendasit dhe një gol e shënuan mysafirët.

Zhvillohej minuta e dytë e takimit kur pas një harkimi në zonë nga Riyad Mahrez, Kevin De Bruyne e zhbllokoi rezultatin duke shënuar me kokë.

Nuk zgjati shumë dhe erdhi goli i dytë i vendasve. Kësaj radhe De Bruyne asistoi për Gabriel Jesus, i cili e dyfishoi avantazhin (11’).

Citizens i dominuan minutat në vazhdim dhe patën raste të tjera shënimi, të cilat nuk ia dolën t’i konkretizonin.

Sidoqoftë, prezenca e Karim Benzemas në fushë u shënjua me ngushtimin e rezultatit. Ferland Mendy harkoi në zonë, ndërsa sulmuesi francez e ngushtoi rezultatin (33’).

Trajnerët Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti kanë se çfarë t’u thonë lojtarëve të tyre në zhveshtore për një gjysmë tjetër të zjarrtë.

Vrioni i pandalshëm, shënon het-trick në Austri (Video)

Hajnat i futën në shtëpi Shkodran Mustafit, i shkaktojë dëme prej një milionë eurove