City mund të përballet me pasoja fatale, përjashtimi nga të gjitha kampionatet mund të jetë një opsion i mundshëm nëse klubi shpallet fajtor

Manchester City mund të përballet me ndëshkime të rënda nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të mëdha të rregullave financiare.

Klubi është akuzuar për disa shkelje në lidhje me raportimet financiare, duke përfshirë manipulime me të ardhurat, sponsorizimet dhe shpenzimet, shkruan Gazeta OLLE.

Këto shkelje kanë qenë objekt i hetimeve që prej disa vitesh, dhe nëse FA e gjen klubin fajtor, dënimet mund të jenë të ashpra, përfshirë gjoba të mëdha, përjashtim nga garat, apo edhe heqje pikësh në kampionat.

Çështja po tërheq vëmendje të madhe, pasi ajo mund të ketë pasoja serioze për të ardhmen e Manchester City-t si në Premier League, ashtu edhe në garat evropiane.

Orari i plotë i xhiros së gjashtë, zhvillohen ndeshjet nga të premten deri të dielën

E filluan në Premier League, por tashmë të gjithë lojtarët po ankohen në ndeshjet e shumta